Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s: Finlanda dhe Suedia mund të anëtarësohen shumë shpejt


Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se Finlanda dhe Suedia do të përqafohen me krahë hapur nëse vendosin të bashkohen me organizatën ushtarake prej 30 vendesh,

Deklarata e Stoltenbergut erdhi pasi mbështetja publike në Finlandë dhe Suedi për anëtarësimin në NATO rritet në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Spekulimet e medias në të dy vendet sugjerojnë se të dy shtetet mund të aplikojnë në mes të majit.

"Është vendimi i tyre", tha Stoltenbergut. "Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt".

Ai nuk dha asnjë afat kohor të saktë, por tha se të dy shtetet mund të presin një mbrojtje nëse Rusia përpiqet t'i frikësojë ato që nga momenti kur bëhen aplikimet e tyre për anëtarësim deri sa ato të bashkohen zyrtarisht.

Stoltenberg tha se ai është "i sigurt se ka mënyra për të kapërcyer atë periudhë të përkohshme në një mënyrë që është mjaft e mirë dhe funksionon si për Finlandën ashtu edhe për Suedinë".

"Prurjet" e Putinit në NATO
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:10:45 0:00

Garancia e sigurisë kolektive e NATO-s siguron që të gjitha vendet anëtare duhet t'i vijnë në ndihmë çdo aleati të sulmuar.

Stoltenberg shtoi se shumë aleatë të NATO-s tani janë zotuar dhe kanë ofruar gjithsej të paktën 8 miliardë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Para fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që NATO të ndalonte zgjerimin dhe të tërhiqte trupat e saj nga kufijtë e Rusisë. Pra, perspektiva e Finlandës dhe Suedisë fqinje, për t'iu bashkuar aleancës transatlantike nuk ka gjasa të mirëpritet në Moskë.

Finlanda ka një histori të mbushur me konflikte me Rusinë, me të cilën ndan një kufi prej 1,340 kilometrash. Finlandezët kanë marrë pjesë në dhjetëra luftëra kundër fqinjit të tyre lindor, për shekuj me radhë si pjesë e Mbretërisë suedeze dhe si një komb i pavarur.

Në periudhën e pasluftës, megjithatë, Finlanda ndoqi lidhje pragmatike politike dhe ekonomike me Moskën, duke mbetur ushtarakisht e paangazhuar dhe një tampon neutral midis Lindjes dhe Perëndimit.

Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, duke zgjedhur një rrugë paqeje pas shekujsh luftë me fqinjët e saj.

Të dy vendet i dhanë fund neutralitetit tradicional duke u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në 1995 dhe duke thelluar bashkëpunimin me NATO-n. Megjithatë, shumica e njerëzve në të dy vendet mbeten me vendosmëri kundër anëtarësimit të plotë në aleancë – deri më tani.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG