Ndërlidhjet

Lajmet e rreme në shërbim të rritjes së ndikimit rus në rajon


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Agresioni rus në Ukrainë ka rritur vëllimin e lajmeve të rreme që transmetohen përmes rrjeteve sociale, pas së cilave qëndrojnë qarqe të ndryshme për shtrirjen e ndikimit të tyre në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, Sefer Tahiri, profesor në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Kjo, sipas tij, ka bërë që në rrjetet sociale të rritet edhe gjuha e urrejtjes duke ndarë komentuesit e lajmeve në pro-ukrainas dhe pro-rusë.

“Njëri narrativ është ai i mediave që janë kryesisht në sferën online dhe që kryesisht proklamojnë një politikë redaktoriale pro- ruse. Ndërkohë, është evidente se në një pjesë të madhe të mediave tradicionale, por edhe të mediave online kemi dënime të politikës ruse, të pushtimit që ka ndodhur në Ukrainë. Mendoj se është evident një diskurs, i cili më shumë i jep rëndësi faktit se shteti i Ukrainës është i pushtuar dhe se populli i Ukrainës është viktimë. Për këtë bëhen edhe paralele me fatin historik të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës. Pra, këtu ka një dualitet, një lloj raportimi paralel që është rezultat i orientimeve ideologjike dhe politikave të mediave të ndryshme”, thotë Tahiri.

Pushtimi rus i Ukrainës

REL ju sjell informacionet kryesore mbi pushtimin rus të Ukrainës, përfshirë analiza, video dhe fotogaleri.

Biljana Petkovska nga Instituti maqedonas i Mediave, thotë se mënyra se si mbulohet nga mediat lufta në Ukrainë, mënyra se si raportohen zhvillimet atje, janë tema për të cilat duhet bërë analiza më të thella, por është e vërtetë se këto zhvillimet kanë rritur dezinformatat apo lajmet e rreme.

“Në këtë ndikojnë shumë faktorë, përfshirë edhe faktin se mediat tona nuk kanë ekipe gazetareske atje. Një apo dy gazetarë ishin deri atje dhe u kthyen. Pra, të gjitha informacionet për luftën në Ukrainë merren nga burime të ndryshme dhe këtu mendoj se mediat duhet të kenë kujdes se çfarë raportojnë dhe nga i marrin lajmet, që të mos ndodhë të bien pre e dezinformatave të ndryshme që mund të ndikojnë edhe në perceptimin negativisht në perceptimin e opinionit. Është lufta e parë që kemi mundësi të shohin ndikimin e rrjeteve sociale, të mediave sociale dhe mundësisë që qytetarët të mos e marrin informacionin vetëm nga rrjetet zyrtare të informacionit”, thotë Petkovska.

Lajmet e rreme, në veçanti mbështetja e agresionit rus në Ukrainë është dënuar nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, kanë vënë në shënjestër të gjithë qytetarët, mediat dhe subjektet e tjera që mbështesin krimet e dyshuara të luftës kundër civilëve në Ukrainë, por edhe aktet tjera të dhunës kundër popullatës civile, duke paralajmëruar se sipas ligjit në fuqi, çdokush që bën një akt të tillë mund të dënohet nga një deri në pesë vjet burgim.

Rusët në terr informativ për shkatërrimin e Ukrainës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Por, Emir Hasanoviq nga Instituti për Dialog Strategjik thotë se në përhapjen e dezinformatave ka ndikuar edhe zvarritja e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Kjo, sipas tij, ka lëkundur në masë të madhe besimin e qytetarëve në Bashkimin Evropian dhe një situatë të tillë e shfrytëzojnë palët e treta, në veçanti Rusia, për të shtrirë ndikimin në këtë pjesë të rajonit përmes formave të ndryshme të propagandës, përfshirë lajmet e rreme.

“Zemërimi, zhgënjimi apo pakënaqësia, sidomos te qytetarët maqedonas ndaj politikave evropiane, i bëjnë ata më të lëndueshëm ndaj fushatave dezinformuese që vijnë nga qendrat që kundërshtojnë institucionet euroatlantike".

"Evropa, sipas të gjitha anketave në vend, e ka humbur kredibilitetin e saj në Maqedoninë e Veriut duke mos arritur të imponojë një narrativ të ri apo të besueshëm. Atë vakum Federata Ruse e shfrytëzon sikur edhe frustrimet shoqërore për të futur në dyshim ardhmërinë evropiane dhe të krijojë polarizime të brendshme”, thotë Emir Hasanoviq nga Instituti për Dialog Strategjik.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG