Ndërlidhjet

Will Smith jep dorëheqje nga Oscars  


Momenti kur aktori Will Smith godet me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e Oscars.
Momenti kur aktori Will Smith godet me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e Oscars.

Aktori amerikan, Will Smith, ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscars që u mbajt të dielën e kaluar.

“Veprimet e mia në edicionin e 94-të të Çmimeve Oscars ishin shokuese, të dhimbshme dhe të pafalshme”, tha aktori përmes një deklarate.

Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “lëvizë përpara” me procedurat disiplinore.

Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Disa minuta më vonë ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard, ku Smith portretizoi babanë e tenisteve Venus dhe Serena Williams.

Dorëheqje a Smith, sipas Hollywood Reporter, nënkupton se ai më nuk mund të votojë për Oscars, por mund të nominohet në të ardhmen dhe të mbajë çmimin që ka fituar.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe më të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe shikuesit që na shikonin nga shtëpia”, tha Smith në deklaratë.

“Kam tradhtuar besimin e Akademisë. Ua kam hequr të nominuarve dhe fituesve mundësinë e tyre për të festuar dhe për nderuar punën e tyre të jashtëzakonshme. Jam zemërthyer”, shtoi aktori amerikan.

Drejtori i Akamdemisë, David Rubin, tha se ka pranuar dorëheqjen e Smith dhe se do të vazhdojë me procedurat disiplinore.

Deri më tani ka pak persona që janë përjashtuar nga Oscars: Harvey Weinstein, Bill Cosb dhe Roman Polansky. Ende është e paqartë se çfarë masash disiplinore do të ndërmarrë Akademia ndaj Smith.

Akademia Oscars ka thënë se proceduarat do të vazhdojnë ndaj Smith, duke e lënë të hapur mundësinë që atij t’i merret Çmimi Oscar, edhe pse kjo thuhet se ka pak gjasa të ndodhë dhe ekziston mundësia që ai të mos lejohet të marrë pjesë në ceremonitë e ardhshme të Oscars.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG