Ndërlidhjet

Krivokapiq: Deklarata e Kurtit për demarkacionin, 'provokim i papranueshëm'


Zdravko Krivokapiq, kryeministër i Malit të Zi.
Zdravko Krivokapiq, kryeministër i Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, konsideron se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me demarkacionin është “provokim i papranueshëm”.

Kurti ka deklaruar të hënën se me Qeverinë e re malazeze do të diskutojë për çështjen e demarkacionit midis Malit të Zi dhe Kosovës.

Krivokapiq vlerëson se qëndrimi i Kurtit në fakt është paralajmërim për “aspiratat e rrezikshme të cenimit të integritetit territorial” të Malit të Zi.

“Është interesant që nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kandidati antikushtetues për kryeministër, Dritan Abazoviq”, shkroi Krivokapiq në Twitter të martën, më 22 mars.

Më 21 mars, katër vjet nga ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se, për demarkacionin, shpreson të fillojë bisedimet me Qeverinë e re malazeze për demarkacionin.

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me Qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme, e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm ia dha Malit të Zi 8,200 hektarë të territorit të Kosovës”, tha Kurti.

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Krivokapiqit në fillim të shkurtit, por ajo mbetet me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. I mandatuari për kryeministër është Dritan Abazoviq nga Lëvizja Qytetare URA.

Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi më 21 mars 2018, pas disa përpjekjeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të opozitës së atëhershme për të parandaluar ratifikimin me gaz lotsjellës. Marrëveshja është ratifikuar, me një marrëveshje ndërmjet dy vendeve për korrigjimin e gabimeve të mundshme gjatë demarkacionit fizik të kufirit.

Hidhet gaz lotsjellës për herë të dytë në Kuvend
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:20 0:00

Në kohën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Vetëvendosja e Kurtit pretendonte se Kosova me atë marrëveshje humbi më shumë se 8 mijë hektarë të territorit të saj.

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ishte një nga kushtet e fundit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit tëvizave për Kosovën, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG