Ndërlidhjet

Rusia shpall të jashtëligjshëm Facebook-un dhe Instagram-in


Platformat e kompanisë Meta: Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Fotografi ilustruese.
Platformat e kompanisë Meta: Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Fotografi ilustruese.

Një gjykatë në Moskë ka vendosur që platformat e kompanisë Meta të emërohen si “organizata ekstremiste”, një lëvizje që i bën të jashtëligjshme platformat sociale të kësaj kompanie, Facebook dhe Instagram.

Gjykata tha se ky vendim hyn në fuqi “menjëherë”.

Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagram-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë, pasi Moska nisi më 24 shkurt pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Autoritetet ruse veçse kanë bllokuar qasjen në Facebook pasi kjo platformë bllokoi disa postime të bëra nga mediat në pronësi shtetërore.

Gjatë vitit të fundit, Moska ka ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar qasjen në media të pavarura, përfshirë edhe në media sociale.

Emërtimi “organizatë terroriste” sipas prokurorëve, do t’i bëjë të jashtëligjshme vetëm Facebook-un dhe Instagram-in dhe jo platformën e mesazheve WhatsApp të kompanisë Meta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG