Ndërlidhjet

Polonia i propozon BE-së ndalimin e plotë të tregtisë me Rusinë


Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Polonia i ka propozuar Bashkimit Evropian që të vendosë një ndalesë të plotë të tregtisë me Rusinë, tha më 19 mars kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve të bllokut evropian që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Polonia po propozon që të shtohet bllokada e tregtisë në këtë paketë të sanksioneve sa më shpejt që të jetë e mundur, përfshirë edhe në portet detare... por, po ashtu ndalesë në tregtinë që bëhet përmes transportit rrugor. Shkëputja e plotë e tregtisë me Rusinë do ta shtyjë Rusinë që ta shqyrtojnë mundësinë se është më mirë që ta ndalë këtë luftë mizore”, tha Morawiecki.

Më herët gjatë kësaj jave, shtetet e BE-së u pajtuan për paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Detajet për sanksionet e reja nuk janë publikuar, por presidenca franceze tha se statusi i “shtetit më të favorizuar” në tregti i Rusisë, do të hiqet.

Që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, sanksione të ashpra ndaj Moskës kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera në mbarë botën.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG