Ndërlidhjet

Gjobitet gazetarja ruse që protestoi në televizionin shtetëror


Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, duke protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve. 14 mars 2022.
Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, duke protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve. 14 mars 2022.

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila ka protestuar të martën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në një televizion rus, kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 213 dollarë për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.

Gjykata e ka shpallur atë fajtore, ka thënë agjencia e lajmeve, RIA.

Faqja e pavarur, Meduza, ka thënë se ajo është gjobitur për video-adresimin që e ka incizuar vetë, dhe jo për protestën në studion televizive.

Një protestuese del papritur në studion e televizionit rus
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00

Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Ai mbështet linjën e Kremlinit, sipas të cilit Rusia është detyruar të veprojë në Ukrainë për ta çmilitarizuar këtë shtet dhe për ta denazifikuar, si dhe për të mbrojtur rusisht-folësit nga “gjenocidi”.

Ukraina dhe pjesa më e madhe e botës kanë dënuar këtë pretendim, duke e konsideruar pretekst të rremë për pushtim të një vendi demokratik.

Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG