Ndërlidhjet

FMN: Ekonomia ukrainase do të tkurret për 10 për qind


Logoja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Logoja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind këtë vit, si rezultat i pushtimit rus, mirëpo situata mund të përkeqësohet shpejt nëse konflikti vazhdon, ka thënë të hënën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Raporti, i cili është përgatitur para ndarjes së 1.4 miliard dollarëve si financim urgjent i FMN-së për Ukrainën, paralajmëron se ekonomia e shtetit mund të tkurret për 25 deri në 35 për qind, bazuar në të dhënat e bruto-prodhimit të brendshëm nga Iraku, Libani dhe shtetet tjera në luftë.

Ivanna Vladkova Hollar, shefe e FMN-së për Ukrainën, ka thënë se autoritetet ukrainase janë duke bërë “përpjekje të jashtëzakonshme” për qarkullim të ekonomisë dhe sistemeve financiare gjatë kohës së luftës.

Të hënën, 14 mars, Banka Botërore ka njoftuar se do të ndajë 200 milionë dollarë fonde shtesë për të forcuar shërbimet për personat e cenueshëm në Ukrainë – përveç 723 milionë dollarëve që ka ndarë javën e kaluar.

Ky njoftim vjen në kuadër të një pakete të ndihmës në vlerë të 3 miliardë dollarëve që Banka Botërore ka njoftuar se po përgatit për Ukrainën në muajt në vijim.

Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG