Ndërlidhjet

Britania vë sanksione për 7 oligarkë të tjerë rusë, përfshirë Abramovichin e Deripaskan 


Roman Abramovich, pronar i klubit të futbollit Chelsea - Foto nga arkivi.
Roman Abramovich, pronar i klubit të futbollit Chelsea - Foto nga arkivi.

Mbretëria e Bashkuar thotë se ka shtuar disa miliarderë rusë të profilit të lartë në listën e saj të sanksioneve, duke përfshirë Roman Abramovichin, pronarin miliarder të klubit të futbollit në Premier League, Chelsea, dhe industrialistin Oleg Deripaska, i cili ka bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës që Moska filloi me Ukrainë muajin e kaluar.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Qeveria britanike tha në një deklaratë më 10 mars se lista e re përfshin gjithashtu shefin ekzekutiv të Rosneft-it (kompania e naftës) Igor Sechin, kryetarin e Bankës VTB, Andrey Kostin, shefin e Gazprom-it Aleksei Miller, pronarin e firmës së tubacionit Transeft, Nikolai Tokarev, dhe kryetarin e Bank Rossiya, Dmitry Lebedev.

Lëvizja, e ndërmarrë si përgjigje kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, ngrin asetet e miliarderëve rusë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendos një ndalim udhëtimi për ata që janë në listë, që do të thotë se atyre u ndalohet ta vizitojnë këtë vend dhe u ndalohen transaksionet me individë dhe biznese të Mbretërisë së Bashkuar.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Që atëherë, shumë vende perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Moskës dhe shumë zyrtarëve rusë dhe miliarderëve, të cilët shihen se kanë lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më 7 mars, Deripaska tha se paqja ishte e nevojshme "sa më shpejt të jetë e mundur", duke shtuar "e gjithë bota do të jetë ndryshe pas këtyre ngjarjeve dhe Rusia do të jetë ndryshe".

Abramovich, 55-vjeçar, i cili ka në pronësi Chelsean që nga viti 2003, nxori në shitje klubin e futbollit në fillim të këtij muaji dhe premtoi të dhuronte para nga të ardhurat për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG