Ndërlidhjet

OBSH: Rusia sulmoi 18 objekte shëndetësore në Ukrainë


Logoja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) - Fotografi ilustruese.
Logoja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) - Fotografi ilustruese.

Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë që nisi dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.

Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve, nën bombardimet e vazhdueshme ruse, të cilat nuk po reduktohen pavarësisht nga diplomacia intensive dhe vendosjes së shumë sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Autoritetet e Mariupolit konfirmuan vdekjen e tre personave si pasojë e sulmit.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë autoritetet.

“Shkatërrim kolosal” nga sulmet ajrore në spitalin e Mariupolit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Sulmi, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se plagosi të paktën 17 persona, shkaktoi një valë reagimesh ndërkombëtare nga Uashingtoni, Londra dhe Vatikani, ndër të tjera

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, më 10 mars, zhvillon bisedime në Varshavë për pushtimin rus me udhëheqësit e Polonisë, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka udhëtuar për në Turqi, për takimin që është duke u mbajtur me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Bombardimi i spitalit në Mariupol u bë në kohën kur korridoret humanitare të krijuara për t'i lënë civilët të largoheshin, po ashtu, nuk u respektuan në shkallën e pritur për shkak të luftimeve të vazhdueshme, duke lënë qindra-mijëra ukrainas të bllokuar dhe pa furnizime me gjëra elementare.

OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 persona të vdekur në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG