Ndërlidhjet

Rusia: Refuzimi i naftës do të ishte “katastrofik”


Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak.
Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak.

Liderët e Perëndimit, sikurse kryeministri britanik, Boris Johson, janë duke shtyrë përpara idenë që Evropa të mos jetë e varur nga nafta ruse.

Si përgjigje, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë të hënën, 7 mars, se zëvendësimi i furnizimeve me naftën ruse në Evropë do të merrte më shumë se një vit.

Novak ka thënë se ndalesa në naftën ruse do të çonte në “pasoja katastrofike” për tregjet globale dhe do të rriste çmimet në mbi 300 dollarë për fuçi.

Kjo shifër është më e madhe se dyfish në krahasim me çmimet aktuale.

Pas pikut në 139 dollarë për fuçi në orët e para të së hënës, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka rënë më vonë në rreth 125 dollarë për fuçi.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar rritjen e kostos për Rusinë, për shkak të pushtimit “të paprovokuar dhe të paarsyetuar” ndaj Ukrainës, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, kanë diskutuar përmes video-lidhjes më 7 mars.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG