Ndërlidhjet

Hakohen kanalet ruse për të shfaqur mbulim të pavarur të luftës në Ukrainë


Një grua duke shikuar programin e lajmeve, Rusia 24, gjatë sulmeve ajrore në Siri. Forografi nga arkivi.
Një grua duke shikuar programin e lajmeve, Rusia 24, gjatë sulmeve ajrore në Siri. Forografi nga arkivi.

Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e tyre është zëvendësuar me mbulim të luftës në Ukrainë nga transmetuesit e pavarur, Current Time dhe Dozhd, kanale që tashmë janë bllokuar nga autoritetet në Rusi.

Në disa llogari në rrjetin social, Twitter, është thënë se grupi Anonymous – i cili njihet që gati një dekadë - ka qenë mbrapa sulmit.

Në mesin e kanaleve të prekura televizive kanë qenë Wink dhe Ivi – të ngjashme me Netflix – dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24, ka thënë grupi i hakerëve në Twitter.

“Ne jemi përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous. Prandaj ne jemi të shqetësuar se disa qeveri do të na shohin si kërcënim apo do të krijojnë skenarë që të na bëjnë të shihemi si të rremë. Ne vetëm duam paqe, jo luftë”, ka thënë grupi në Twitter.

Platformat dhe kanalet televizive tani i janë kthyer transmetimit, pa ndikim të hakerëve.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse janë hakuar prej kur ka nisur sulmi në Ukrainë.

Javën e kaluar, Anonymous ka thënë se ka hakuar edhe media tjera si agjencia e lajmeve, TASS, më pas Kommersant, Izvestia, Fontanka, Forbes dhe RBK.

Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj mediave ruse, duke i kërcënuar për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor, ka urdhëruar mediat që të publikojnë vetëm informacione nga burime zyrtare.

Ai po ashtu ua ka ndaluar mediave që të përshkruajnë veprimet e Rusisë në Ukrainë si pushtim apo luftë, por vetëm si “operacion special ushtarak”.

Radio Evropa e Lirë ka pezulluar operacionet e veta në Rusi më 5 mars, pasi autoritetet lokale të taksave kanë nisur procedurat e falimentimit kundër njësisë së saj ruse dhe pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndëshkon me 15 vjet burgim, ata që përhapin “lajme të rreme” për ushtrinë ruse.

Edhe media tjera ndërkombëtare si BBC, CNN, Bloomberg, CBC, ARD dhe ZDF, kanë pezulluar operacionet e tyre.

Kanali Agentstvo, ka thënë në Telegram se të paktën 150 gazetarë kanë ikur nga Rusia prej nisjes së pushtimit në Ukrainë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG