Ndërlidhjet

Pajisjet e internetit të Starlink mbërrijnë në Ukrainë


Elon Musk, biznesmen amerikan.
Elon Musk, biznesmen amerikan.

Pajisjet për shërbimin satelitor të internetit të Elon Musk, Starlink, kanë mbërritur në Ukrainë pasi një nga ministrat e saj i bëri thirrje personalisht miliarderit që t’i ndihmojë përballë pushtimit rus.

Pajisjet mund të ndihmojnë në ofrimin e internetit në zonat ku qasja në internet është goditur për shkak të sulmit të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj shtetit fqinj, më 24 shkurt.

"Starlink - arriti. Faleminderit Elon Musk," shkroi ministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, të hënën me një foto të një kamioni të ngarkuar me terminale të Starlink.

“Jeni shumë të mirëseardhur”, shkroi në Twitter themeluesi i SpaceX.

Fedorov i kërkoi Muskut të ofrojë shërbime të Starlink në Ukrainë disa ditë pas fillimit të pushtimit javën e kaluar, duke postuar në Twitter: "Derisa përpiqeni të kolonizoni Marsin - Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Derisa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira - raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas."

Grupi i monitorimit të uebit NetBlocks ka raportuar një sërë ndërprerjesh të rëndësishme në shërbimin e internetit në Ukrainë pas fillimit të pushtimit rus.

Starlink operon një gamë prej më shumë se 2000 satelitësh që synojnë të ofrojnë qasje në internet në të gjithë planetin.

Kompania lëshoi të premten 50 satelitë të tjerë Starlink dhe shumë të tjerë janë planifikuar të vendosen në orbitën e Tokës.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG