Ndërlidhjet

Papa Françesku: Le të heshtin armët


Papa Françesku.
Papa Françesku.

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Duke folur para një audience në Sheshin Shën Peter, ai ka bërë thirrje të dielën, 27 shkurt, që armët të heshtin.

“Zoti është me ata që kërkojnë paqe, jo me ata që i drejtohen dhunës”.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për krijim të korridoreve humanitare për t’iu ndihmuar refugjatëve që dalin nga Ukraina.

Papa ka dënuar ata që besojnë në “logjikën djallëzore dhe perverse të armëve”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG