Ndërlidhjet

Polonia i kërkon NATO-s të përforcojë krahun lindor


Flamuri i Polonisë dhe ai i NATO-s.
Flamuri i Polonisë dhe ai i NATO-s.

Qeveria polake i ka bërë thirrje NATO-s që të përforcojë praninë e saj në lindje pasi forcat ruse kanë goditur qytetet ukrainase në orët e para të 24 shkurtit.

Është raportuar se sulmet kanë pasur cak aeroportet dhe infrastrukturën ushtarake.

“Tani është koha që NATO-ja të përforcojë krahun lindor. Ne presim që të merren vendime të tilla”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller më 24 shkurt.

Mueller ka shtuar se misionet diplomatike polake në Ukrainë do të mbesin të hapura “sa më gjatë që është e mundur”.

NATO-ja ka nisur që të dërgojë trupa shtesë në krahun lindor pas pushtimit të kaluar të Rusisë në Ukrainë më 2014, kur pati marrë kontrollin e rajonit të Krimesë.

Prej atëherë, Moska ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës në një luftë të përgjakshme kundër Qeverisë në Kiev.

Para sulmit në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura.

Ky vendim është dënuar nga Perëndimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG