Ndërlidhjet

Kosova regjistron një viktimë dhe 720 raste me koronavirus


Pamje nga Klinika Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.
Pamje nga Klinika Infektive në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të martën, më 18 janar, janë regjistruar 720 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 4.785 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 15.04 për qind.

Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 159 persona janë shëruar derisa 5.678 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.995 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG