Ndërlidhjet

Britania e furnizon me armë Ukrainën që të mbrohet nga Rusia


Një tank ukrainas i tipit T-84 gjatë stërvitjeve ushtarake. Fotografi nga arkivi.
Një tank ukrainas i tipit T-84 gjatë stërvitjeve ushtarake. Fotografi nga arkivi.

Britania po e furnizon Ukrainën me pako të reja të sistemeve të sigurisë, për ta ndihmuar që të rrisë kapacitetet mbrojtëse, teksa ky shtet përballet me sjellje kërcënuese nga Rusia, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Ne kemi marrë vendimin që ta furnizojmë Ukrainën me sisteme të lehta të armëve mbrojtëse anti-blindë”, tha Wallace para parlamentit britanik.

Ai shtoi se ka ftuar homologun e tij rus që në javët në vijim të vizitojë Londrën për të diskutuar lidhur me krizën me Ukrainën.

“Këto nuk janë armë strategjike dhe nuk paraqesin kërcënim për Rusinë. Ato përdoren për vetëmbrojtje”, tha ai.

Kievi dhe Perëndimi janë të shqetësuar pas grumbullimit të mijëra trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Por, Moska thotë se nuk ka plane për ta sulmuar Ukrainën.

Javën e kaluar, shtetet perëndimore dhe NATO u takuan me zyrtarët rusë dhe biseduan për çështjen e grumbullimit të trupave ruse. Por, këto bisedime nuk nxorën ndonjë rezultat konkret.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG