Ndërlidhjet

Blinken bën thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Fotografi nga arkivi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Fotografi nga arkivi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan.

Gjatë një bisede me homologun e tij kazak Mukhtar Tileuberdi ai po ashtu kërkoi që të ketë liri të medias.

Blinken “ritheksoi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe për lirinë e medias dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Blinken shkroi në Twitter se ai zhvilloi një bisedë “konstruktive” me Tileuberdi.

Kjo bisedë mes dy zyrtarëve erdhi në kohën e rritjes së dhunës në qytetin Almati të Kazakistanit.

Në Kazakistan, për shkak të trazirave, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia ka dërguar trupa për t’i ndihmuar autoritetet kazake që të shtypin protestat, të cilat janë më vdekjeprurëse në tre dekadat që prej se Kazakistani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG