Ndërlidhjet

Largohen dy monumente tjera në Hong Kong dedikuar viktimave të Tiananmenit


Skulptura në Hong Kong dedikuar viktimave të protestave në Sheshin Tiananmen.
Skulptura në Hong Kong dedikuar viktimave të protestave në Sheshin Tiananmen.

Janë edhe hequr edhe dy monumente të tjera që ishin vendosur në nderim të protestuesve pro-demokracisë që u vranë gjatë shtypjes së protestave në Sheshin Tiananmen më 1989 në Pekin.

Këto monumente janë larguar nga universitetet në Hong Kong, si tregues që autoritetet synojnë të fshijnë nga kujtesa kolektive ngjarjet e vitit 1989.

Heqja e statujës së Perëndeshës së Demokracisë më 24 dhjetor nga Universiteti Kinez i Hong Kongut dhe e një skulpture që shfaq masakrën në Tiananmen në Universitetin Lingnan, erdhën një ditë pasi universiteti më i vjetër i Hong Kongut rrëzoi një statujë që përkujtonte ngjarjen e vitit 1989 në Pekin.

Shtypja e protestave në Sheshin Tiananmen është një temë tabu në Kinë dhe nuk lejohet që të përkujtohet publikisht.

Drejtues të Universitetit të Kinez të Hong Kongut thanë se “kanë larguar një statujë të paautorizuar”.

Statuja prej bronzi e madhe 6.4 metra u vendos nga studentët në sheshin Tiananmen në vitin 1989 si një simbol i vendosmërisë së tyre për të ndjekur lirinë dhe demokracinë në Kinë.

Zhdukjet e monumenteve në tre universitete radhazi nënkuptojnë se tani vështirë se ka mbetur ndonjë përmendore publike të asaj kohe në Hong Kong.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG