Ndërlidhjet

Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë


Një infermiere në Kujdesin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në shtator të vitit 2020.
Një infermiere në Kujdesin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në shtator të vitit 2020.

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, këto raste kanë rezultuar pas testimit të, 1.011 mostrave.

Po ashtu sipas raportit të këtij instituti, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe, 10 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë, 321 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 965 vaksina kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars të këtij viti, në gjithë vendin janë dhënë, 1.644.35 doza të vaksinës.

Deri të dielën më 12 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë, 772.388 qytetarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG