Ndërlidhjet

Kongresi amerikan shmang mbylljen e Qeverisë


Flamuri amerikan.
Flamuri amerikan.

Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të përkohshëm që do të mbajë funksionale Qeverinë deri në fillim të vitit të ardhshëm, duke shmangur kështu mbylljen.

Kjo marrëveshje mundëson punën e Qeverisë për 11 javë tjera me pothuajse të njëjtat shpenzime, plus 7 miliardë dollarë si ndihmë për të evakuuarit nga Afganistani.

Projektligji është miratuar më 2 dhjetor, një ditë para afatit të fundit për të shmangur mbylljen e zyrave federale.

Mospajtimet për projektligje të tilla në të kaluarën kanë rezultuar me mbyllje të Qeverisë.

Mbyllja më e gjatë në histori është shënuar në janar të vitit 2019, e cila ka zgjatur për 35 ditë.

Atëbotë demokratët kanë refuzuar që të miratojnë planin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërtuar murin mes SHBA-së dhe Meksikës.

Këtë herë, çështja kyçe e diskutimit ka qenë vendimi i administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm të punëtorëve në kompani të mëdha.

Shumë republikanë e kundërshtojnë këtë gjë, duke thënë se njerëzit janë duke u detyruar që të vaksinohen për të mos humbur vendet e punës.

Shtëpia e Bardhë beson se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG