Ndërlidhjet

Vaksinat kundër COVID-19 mund të duhen me vite


Një infermiere duke përgatitur një dozë të vaksinës, Pfizer. Fotografi nga arkivi.
Një infermiere duke përgatitur një dozë të vaksinës, Pfizer. Fotografi nga arkivi.

Njerëzit do të duhet të vaksinohen kundër koronavirusit me vite, ka thënë shefi i kompanisë Pfizer, raporton transmetuesi britanik, BBC.

Mjeku Albert Bourla, ka thënë se sipas tij vaksinimi i përvitshëm është i nevojshëm për të ruajtur mbrojtjen e lartë kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, i ka bërë këto deklarata para situatës së krijuar nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili është identifikuar muajin e kaluar në Afrikën e Jugut.

Varianti Omicron rrit shqetësimet në mbarë botën
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:35 0:00

Sipas Bourlas, Pfizer tashmë e ka modifikuar vaksinën me qëllim që të luftojë me variantin Beta, po ashtu të identifikuar në Afrikën e Jugut, dhe variantin Delta të identifikuar për herë të parë në Indi.

Kompania është duke punuar tani në modifikimin e vaksinës si përgjigje ndaj variantit Omicron, e cila, sipas tij, mund të jetë gati për rreth 100 ditë.

Sipas tij, vaksinat kanë ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve gjatë pandemisë dhe pa vaksina "do të rrezikohej struktura themelore e shoqërinë sonë’.

Deri në fund të vitit 2021, Pfizer pritet të prodhojë edhe tre miliardë doza të vaksinës së saj (mRNA) derisa katër miliardë doza shtesë janë paraparë për vitin 2022.

Bourla ka thënë mes tjerash se ka pasur nevojë globale për të mbrojtur njerëzit dhe se "më 2022 shtetet do të mund të kenë doza të vaksinës varësisht nga nevoja".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG