Ndërlidhjet

Mbi 100 mijë viktima me COVID-19 në Gjermani


Testimi për koronavirus. Fotografi nga arkivi.
Testimi për koronavirus. Fotografi nga arkivi.

Gjermania është bërë shteti i fundit që ka regjistruar mbi 100,000 viktima me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga autoritetet gjermane, në periudhë 24-orëshe janë regjistruar 351 vdekje shtesë, duke e çuar totalin në 100,119.

Në Evropë, Gjermania është shteti i pestë që ka kaluar këtë shifër pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Instituti Robert Koch, ka thënë se Gjermania ka regjistruar shifër rekorde të infektimit brenda një dite, përkatësisht 75,961.

Prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka regjistruar më shumë se 5.57 milionë raste.

Spitalet kanë paralajmëruar se është duke u zvogëluar numri i shtretërve në dhomat për kujdes intensiv dhe në disa lande, autoritetet kanë nisur të transferojnë pacientët nëpër rajone tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG