Ndërlidhjet

Çekia planifikon masa të reja kundër COVID-19 pasi rastet arrijnë rekord


Fotografi ilustruese: Vaksinimi kundër COVID-19
Fotografi ilustruese: Vaksinimi kundër COVID-19

Republika e Çekisë ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, të mërkurën (24 nëntor) pasi kaloi 25 mijë raste për herë të parë.

Kjo ka bërë që të rritet presioni mbi spitale dhe qeveria të konsiderojë masa kufizuese më të ashpra.

Shteti me 10.7 milionë qëndron në pozitën e katërt sa i përket rasteve të infektimit në krahasim me numrin e banorëve, sipas Our World in Data, derisa Evropa përsëri është qendra e pandemisë.

Qeveria çeke është afër për ta dorëzuar pushtetin në javët e ardhshme pasi humbën në zgjedhjet e tetorit.

Kjo qeveri tashmë ka vendosur masa që i ndalon personat e pavaksinuar të hyjnë në restaurante, kinema dhe shërbime të tjera si frizerë, duke synuar që të rrisin numrat e të vaksinuarve.

Administrata në ikje po tenton që të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për personat mbi moshën 60 vjeçare si dhe për disa profesione si punëtorët shëndetësore. Këto vendime do të diskutohen javën e ardhshme.

Kryeministri, Andrej Babis that ë mërkurën se kabineti do të debatojë për masat e reja të premten, por nuk dha detaje të tjera.

Ministria çeke e Shëndetësisë raportoi mbi 25 mijë raste të koronavirusit të martën.

Hospitalizimet janë rritur në 5, 600 nga 1,000 sa ishin një muaj më parë.

Një rajon lindor të martën njoftoi për masa që kufizojnë grumbullimet sociale për dy javë për të mbrojtur spitalet nga mbingarkimi.

Reagimi ndaj rritjes së rasteve në këtë shtet është i komplikuar për shkak të transferimit të pushtetit. Partitë e qendrës së djathtë që po negociojnë një qeveri të re, thanë të mërkurën se do të shmangin mbylljen e shkollave dhe kanë folur kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Partitë thanë se veprimet e tyre do të varen nga situata në spitale, jo nga numri i të infektuarve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG