Ndërlidhjet

Gjermania pezullon certifikimin e gazsjellësit rus


Një shenjë rrugore drejton trafikun drejt hyrjes së objektit të linjës së gazit "Rrjedha Veriore" në Lubmin, Gjermani.
Një shenjë rrugore drejton trafikun drejt hyrjes së objektit të linjës së gazit "Rrjedha Veriore" në Lubmin, Gjermani.

Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar përkohësisht procesin e miratimit të gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”.

Përmes këtij gazsjellësi Rusia synon ta furnizojë Gjermaninë me gaz natyror.

Agjencia Federale e Rrjetit (Bundesnetzagentur), njoftoi më 16 nëntor se ka pezulluar procedurën e certifikimit për gazsjellësin, punimet e së cilit kanë përfunduar gjatë periudhës së fundit.

Rregullatori gjerman arriti në përfundimin se “do të ishte e mundur të certifikohej një operator i gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vetëm nëse ai është i organizuar sipas ligjit gjerman”.

Sipas agjencisë një degë e krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një "operator i pavarur transmetimi".

Vendimi i rregullatorit ndodhë pasi Evropa po përballet me rritjen e çmimit të energjisë. Një të tretën e furnizimeve me gaz Evropa e ka nga Rusia.

Tubacioni rus do të dyfishojë furnizimet me gaz rus në Gjermani.

Autoritetet gjermane kanë thënë se tubacioni është i nevojshëm për ta ndihmuar vendin të shmang qymyrin dhe energjinë bërthamore.

Gjermania është ekonomia më e madhe evropiane.

Por, kritikët thonë se gazsjellësi do të rrisë varësinë energjetike të BE-së nga Rusia, ndërkohë që do t'i mundësojë Moskës të shmang Ukrainën, duke i pamundësuar këtij vendit të përfitojë miliarda dollarë në vit tarifa tranziti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG