Ndërlidhjet

Rusia me rekord të ri të viktimave nga koronavirusi


Një qendër për vaksinim kundër koronavirusit në Moskë.
Një qendër për vaksinim kundër koronavirusit në Moskë.

Rusia shënoi të martën rekord të ri të viktimave nga koronavirusi: 1,211.

Autoritetet spitalore raportojnë për mbingarkesë në spitale dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Vladimir Chulanov, specialist i sëmundjeve infektive që shpesh punon me Ministrinë ruse të Shëndetësisë, tha se rreth 300,000 shtretër janë ndarë për pacientët me koronavirus.

Sipas tij, rreth 1 milion njerëz po trajtohen në baza ambulatore.

Qendra e Krizës tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39,610 raste të të infektuarve.

Rusia ka disa vaksina të prodhuara vetë, por vetëm rreth një e treta e popullsisë është e vaksinuar.

Ky vend ka regjistruar më shumë se 8.87 milionë raste me koronavirus dhe gati 250,000 viktima.

Kritikët dhe disa ekspertë shëndetësorë thonë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG