Ndërlidhjet

OKB: Çmimet e ushqimeve, në nivelin më të lartë në 10 vjet


Çmimet e drithërave sivjet janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Çmimet e drithërave sivjet janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë vitit të kaluar, tha Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Sipas saj, në rritjen e çmimeve kanë kontribuar: ndërprerjet e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike.

FAO tha se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Çmimi i grurit ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë, pasi u rrit për 40 për qind në 12 muajt e fundit.

Sipas FAO-s, kjo ka ndodhur pasi eksportuesit kryesorë - Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja - kanë pasur korrje të dobëta.

“Kemi pasur vite mjaft të këqija të korrjeve në shumë vende”, tha për BBC-në Peter Batt, ekspert i agrobiznesit në Shkollën Curtin Business në Perth të Australisë.

FAO tha se çmimi i vajit bimor u rrit nga rritja e kostos së vajrave të palmës, sojës, lulediellit dhe farave.

Lexoni edhe: Çmimet e papërballueshme për nivelin e pagave

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG