Ndërlidhjet

OBSH tërheq vërejtjen për situatën pandemike në Evropë


Një punonjëse shëndetësore duke testuar një qytetar për koronavirus në Berlin të Gjermanisë.
Një punonjëse shëndetësore duke testuar një qytetar për koronavirus në Berlin të Gjermanisë.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Evropë paraqet “shqetësim të madh” dhe rajoni mund të regjistrojë edhe gjysmë milioni viktima deri në fillim të vitit të ardhshëm, paralajmëroi të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ritmi aktual i transmetimit [të koronaviursit] në 53 vendet e rajonit evropian paraqet shqetësim të madh”, tha kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Ai tha se rastet e reja po u afrohen niveleve rekord.

Sipas tij, situata është përkeqësuar nga varianti Delta i koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Evropa lindore, në veçanti, vazhdon të luftojë me rritje të numrit të të infektuarve.

Shkalla e vaksinimit atje mbetet e ulët.

Kluge tha se, nëse trajektorja aktuale vazhdon, deri në shkurt mund të ndodhin “një gjysmë milioni vdekje”.

Rusia, për të tretën ditë me radhë, regjistroi të enjten rekord viktimash nga koronavirusi: 1,195.

Në Ukrainë, Ministria e Shëndetësisë tha se ka regjistruar rekord të rasteve ditore: 27,377.

Në Gjermani, ndërkaq, Instituti për Kontrollin e Sëmundjeve “Robert Koch” tha se ka regjistruar 33,949 raste të reja të të infektuarve - shifër e paparë për Gjermaninë që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG