Ndërlidhjet

KSHZ-ja konfirmon fitoren e VMRO DPMNE-së


Sipas KSHZ-së, VMRO DPMNE-ja ka fituar Manastirin, Ohrin, Gjevgjelinë, ndërsa në Shkup ka fituat kandidatja e pavarur, Danella Arsovska.
Sipas KSHZ-së, VMRO DPMNE-ja ka fituar Manastirin, Ohrin, Gjevgjelinë, ndërsa në Shkup ka fituat kandidatja e pavarur, Danella Arsovska.

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat e nxjerrin fituese partinë opozitare maqedonase VMRO-DMNE.

Sipas KSHZ-së, kjo parti ka fituar në 20 nga 44 komuna në sa u votua në balotazh. VMRO DPMNE-ja ka fituar thuajse të gjitha qytetet e mëdha si Manastirin, Ohrin, Gjevgjelinë, ndërsa në Shkup ka fituat kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.

Kandidatja e pavarur, Danella Arsovska.
Kandidatja e pavarur, Danella Arsovska.

LSDM-ja, sipas të dhënave të para të KSHZ-së, ka fituar në shtatë komuna kryesisht të vogla.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar, gjithashtu, shtatë komuna, përfshirë tri më të mëdha si Strugën, Kërçovën dhe Çairin. Lëvizja Besa ka fituar në dy komuna, përfshirë edhe Tetovën që është komuna më e madhe e banuar me shqiptarë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e ka fituar Gostivarin. Ndërsa, rund të ri zgjedhjesh, sipas KSHZ-së, do të ketë për qytetin e Dibrës, ndërmjet kandidatëve të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Sipas rezultateve, në dy rundet zgjedhore, VMRO DPMNE-aj ka fituar 41 komuna nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut, dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit lokal. LSDM-ja ka fituar 16 komuna, BDI-ja dhjetë komuna, Lëvizja BESA dy komuna, Aleanca për Shqiptarët gjithashtu dy komuna, ndërsa partitë tjera nga një komunë.

Para publikimit të rezultateve, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe drejtimi i partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), duke marrë gjithë përgjegjësinë për disfatën e partisë së tij në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor dhe në balotazhin e mbajtur më 31 tetor.

Ai ka thënë se pavarësisht dorëheqjes, nuk është për zgjedhje të parakohshme, por që qeverinë ta drejtojë një kuadër tjetër i LSDM-së.

“Unë marr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta dhe paraqes dorëheqjen edhe nga posti i kryeministrit, sikur edhe nga posti i kryetarit të partisë. Nuk mendoj se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Do të qëndroj këtu gjatë kësaj periudhe për të organizuar një qeveri të re me një shumicë progresive që mund edhe të zgjerohet”, ka deklaruar Zaev.

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, tha më herët se “Zaev duhet ta pranojë realitetin, të pranojë mesazhin e popullit dhe të largohet".

"Kemi vendosur bazat e një bashkëpunimi dhe një koalicion të mundshëm qeveritar. Ne dëshmuan se edhe përkundër dallimeve mund të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët, për një Maqedoni pa korrupsion dhe e cila do të ec përpara, për një Maqedoni të integruar në Bashkimin Evropian. Këtë mund ta bëjë një bllok i bashkuar opozitar që tashmë është realitet dhe që do të sjell një fitore bindshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Mickovski.

Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se “zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike.

“Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI-aj ka fituar Strugën, Kërçovës, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës dhe në Haraçinë”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lëvizja Besa e ka shpallur fitoren në Tetovë, ku sipas Arjanit Hoxhës nga kjo parti, kryetar i ri i komunës do të jetë Bilall Kasami, i cili, siç ka thënë ai, ka fituar bindshëm kandidaten e BDI-së, Teuta Arifi.

“Lodhja e tetovarëve nga qeverisja katastrofale tetëvjeçare e BDI-së, ka bërë që fitorja jonë dhe oferta për një Tetovë ndryshe, të jetë arsyeja e fitores tonë”, ka deklaruar Hoxha.

Kjo parti ka fituar edhe në komunën e Zhelinës, një komunë rurale kjo në rajonin e Tetovës.

Votimet në Maqedoninë e Veriut
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, ka thënë se në votime në kanë dalë rreth 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik, të qetë, me disa probleme të izoluara që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e votimeve.

Çfarë parashikon Kushtetuta dhe Rregullorja pas dorëheqjes së kryeministrit

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja e Kuvendit rregullojnë procedurën në rast të dorëheqjes së kryeministrit.

Në nenin 93 të Kushtetutës thuhet se “Dorëheqja e Kryeministrit, vdekja e tij ose pamundësia e përhershme për të kryer detyrën sjell dorëheqjen e Qeverisë. Mandati i Qeverisë përfundon me shpërndarjen e Kuvendit.

Qeveria që mori votëbesimin, e cila paraqet dorëheqje apo të cilës i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, thuhet se “Qeveria, Kryeministri apo anëtari i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryeministrit i paraqitet kryetarit të Kuvendit me shkrim dhe mund të arsyetohet… Dorëheqja e Qeverisë ose e kryeministrit, kryetari i Kuvendit ua dorëzon menjëherë deputetëve dhe presidentit të Republikës.

Në nenin 220 thuhet se, “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se mandati i kryeministrit, Qeverisë apo anëtarit të Qeverisë, përfundon në ditën e seancës”.

Në rastin konkret, kryeministri Zoran Zaev dorëheqjen pritet ta paraqesë në Kuvend dhe më pas Kuvendi e njofton presidentin, i cili më pas mund t'i japë mandatin për formimin e qeverisë kandidatit të ri të partisë apo partive që kanë sigurojnë shumicën parlamentare.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG