Ndërlidhjet

G20-ta premton veprimeve konkrete për çështjen e klimës


Liderët e G20-ës gjatë samitit në Romë të Italisë më 31 tetor.
Liderët e G20-ës gjatë samitit në Romë të Italisë më 31 tetor.

Përmes veprimeve “kuptimplote dhe efektive” udhëheqësit e ekonomive më të pasura të botës kanë rënë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale. Të shtunën dhe të dielën (30 dhe 31 tetor) grupi G20 zhvilloi një samit në Romë të Italisë.

"Ne e pranojmë se frenimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius do të ketë ndikime shumë më të ulëta në ndryshimet klimatike sesa nëse ajo është 2 gradë Celsius", thuhet në komunikatën përfundimtare të 31 tetorit.

Marrëveshja e Parisit për klimën parasheh që vendet të angazhohen për të mbajtur rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudha para-industriale.

Megjithatë, në deklaratë nuk tregohet saktësisht se si do të arrihet kjo.

Deklarata përfundimtare e samitit të Grupit të 20 (G20) në Romë përfshin një angazhim për të arritur neutralitetin e emetimeve të karbonit "nga ose rreth mesit të shekullit".

Cilat shtete pësojnë më së shumti nga moti ekstrem?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:47 0:00

Vendet megjithatë janë zotuar të ndalojë financimin ndërkombëtar të impianteve të reja të qymyrit deri në fund të këtij viti - një porosi e fuqishme për vendet e varura nga qymyri si Kina, Rusia dhe India.

Por, liderët e G20-ës nuk ranë dakord për t'i dhënë fund energjisë së qymyrit në vendet e tyre.

Grupi G20, i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian, përbën 80% të emetimeve në botë.

Aktivistët e mjedisit kanë shprehur zhgënjimin e tyre për draftet fillestare të komunikatës, duke e thënë se ajo nuk ishte mjaft e ashpër.

Kishte shqetësime se arritja e një marrëveshjeje nuk do të ishte e lehtë, pasi midis liderëve që nuk u paraqitën personalisht në samit është edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Kina është ndotësi më i madh në botë.

Planeti tani është të paktën 1.1 gradë Celsius më i nxehtë se niveli para-industrial.

Shkencëtarët e klimës duan që ngrohja të kufizohet në 1.5 gradë Celsius për të parandaluar katastrofën klimatike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG