Ndërlidhjet

Dhjetëra vende i kërkojnë Kinës qasje në Ksinjiang


Dy gra të komunitetit ujgur në Ksinjiang.
Dy gra të komunitetit ujgur në Ksinjiang.

Dyzet e tre vende i bënë thirrje Kinës që t’i lejojë vëzhguesit e të drejtave të njeriut të hyjnë në rajonin autonom të Ksinjiangut, ku ujgurët dhe pakicat e tjera myslimane janë burgosur në kampe.

Deklarata e nënshkruar nga 43 vendet i kërkon Kinës që të lejojë qasje “të menjëhershme dhe të papenguar” për vëzhguesit e pavarur, përfshirë komisionarin e lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Vendet thanë se janë të shqetësuara për situatën në Ksinjiang dhe cituan raporte që, sipas tyre, tregojnë se “mbi një milion njerëz janë arrestuar në mënyrë arbitrare”.

Deklarata flet për torturë, trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues, sterilizim të detyruar dhe dhunë seksuale në kampe.

Ajo u lexua në Kombet e Bashkuara nga Franca.

Ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun, i hodhi poshtë akuzat, ndërsa deklaratën e cilësoi si “komplot për të dëmtuar Kinën”.

Kina fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve në Ksinjiang, ndërsa ma vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin.

Kina vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG