Ndërlidhjet

Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për, siç tha, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai i bëri këto komente në një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të enjten në Uashington.

Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se dy zyrtarët biseduan edhe për një varg çështjesh të tjera, përfshirë partneritetin SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusinë dhe Kinën.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian mbajti një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti në rrugën e integrimit evropian.

Këto dy vende kanë hapur disa kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në - që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG