Ndërlidhjet

Trump i drejtohet gjykatës për llogarinë në Twitter


Një ilustrim përmes fotografisë tregon llogarinë e pezulluar në Twitter të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Një ilustrim përmes fotografisë tregon llogarinë e pezulluar në Twitter të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal që të urdhërojë kompaninë Twitter t'ia aktivizojë llogarinë e tij në këtë rrjet social.

Twitter e kishte bllokuar llogarinë e Trumpit për shkak të trazirave në muajin janar në Kongresin amerikan.

Ndalimi i përhershëm i Trumpit nga Twitter pati nxitur debat nga mbështetësit, por edhe kundërshtarët e kësaj mase, të cilët thonin se një vendim i tillë shpërfaq fuqinë e kompanive të teknologjisë amerikane në debatin publik të vendit.

Në kërkesën e tyre të paraqitur në gjykatën federale amerikane në Florida, avokatët e Trumpit thanë se vendimi i Twitterit ishte i "detyruar" nga ligjvënësit e Kongresit.

“Twitter ushtron një shkallë të fuqisë dhe kontrollit mbi debatin politik në këtë vend", thanë avokatët e Trump në dosje.

Atëbotë vendimi i Twitterit u pasua edhe nga kompani tjera të teknologjisë.

Më 6 janar, përkrahësit e Trumpit u përleshën me policinë dhe më pas hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, duke dëmtuar pjesë të tij dhe duke kërcënuar ligjvënësit.

Sulmi erdhi derisa Kongresi po mbante takim për të vërtetuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale që ishin mbajtur dy muaj më parë.

Disa orë para sulmit, Trump iu drejtua një turme të madhe të përkrahësve të tij duke iu bërë thirrje që të "luftojnë si në ferr".

Ai nuk bëri thirrje në mënyrë eksplicite për të sulmuar Kongresin.

Trump më vonë u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët për nxitje të dhunës. Senati i kontrolluar nga republikanët e shpalli të pafajshëm.

Para se t’i bllokohej llogaria, Trump kishte më shumë se 88 milionë ndjekës në Twitter.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG