Kroacia do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme.
“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.
Ai ka thënë të martën se certifikatat për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, do t’iu kërkohen nga 4 tetori edhe pacientëve, të cilëve nuk iu duhet trajtim urgjent.
Kroacia ka raportuar të martën 1,061 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima.
Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.
Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.