Ndërlidhjet

Erdogan e shqyrton mundësinë që të blejë më shumë raketa ruse  


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashingtonin.

Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400.

Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35.

Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha kanalit amerikan CBS, se Turqisë nuk i është dhënë asnjë opsion që të blejë raketat amerikane Patriot.

Ai po ashtu u ankua se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja kishte bërë pagesën prej 1.4 miliard dollarësh.

Ekspertët ushtarakë thonë se sistemi i mbrojtjes raketore S-400 është një prej sistemeve më të avancuara në botë.

Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 29 shtator.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG