Ndërlidhjet

Kosova "e përkushtuar për investime në burime të ripërtërishme të energjisë"


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se qeveria që ai udhëheqë është e përkushtuar që të investojë në burime të ripërtërishme për furnizim me energji elektrike.

Në një forum socio-ekologjik në Shkup, ai tha se janë duke u bërë studime për të parë potencialin e Kosovës sa i përket prodhimit të energjisë përmes paneleve diellore dhe përmes erës.

“Kosova furnizohet energjinë elektrike, kryesisht nga qymyri, me burime të kufizuara të erës dhe hidrocentraleve. Hidro-energjia nuk është treguar të jetë mjaft themelore dhe ne mbështetemi në qymyr, për shembull. Në këtë rast ne duhet të bëjmë një kalim të dyfishtë. Këtë javë ne kemi bërë dhe përfunduar gjashtë muaj në qeveri dhe për shkak të kësaj ne jemi ende duke kryer një studim fizibiliteti se si të ecim përpara në mënyrën më të mirë për veten dhe rajonin”, tha Kurti.

Këto komente të Kurtit vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është në negociata me ekspertët e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyral dhe për ndërtimin e një termocentrali.

Për këtë projekt, MCC-ja veçse ka ndarë një grant prej 200 milionë dollarësh. Kosova, nëse krijon këtë infrastrukturë, do t’i jepte qasje Kosovës - përmes Maqedonisë së Veriut - në tregun e gazit natyror në Azerbajxhan.

Energji elektrike e prodhuar nga gazi natyral është më e pastër krahasuar me djegien e thëngjillit, që Kosova, përdor për të prodhuar mbi 95 për qind të energjisë elektrike. Ndërkaq, 2.7 për qind nga hidrocentralet si dhe 2.3 për qind nga era dhe panelet diellore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG