Ndërlidhjet

OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë


Një punonjëse shëndetësor administron një dozë vaksine kundër COVID-19 te një grua në Kishinau, Moldavi, 06 Shtator 2021.
Një punonjëse shëndetësor administron një dozë vaksine kundër COVID-19 te një grua në Kishinau, Moldavi, 06 Shtator 2021.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesimiste se vaksinat kundër COVID-19 do t’i japin fund pandemisë. Variantet e reja të virusit, sipas OBSH-së, po zbehin shpresat për arritjen e imunitetit të tufës.

Marrë parasysh faktin se virusi mund të jetë prezentë për shumë vite, kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se mbase zyrtarët shëndetësorë duhet të planifikojnë një përshtatje të strategjisë së vaksinimit në veçanti kur bëhet fjalë për një dozë shtesë të vaksinës.

Në muajin maj OBSH-ja pati thënë se “pandemia do të përfundojë kur të arrihet vaksinimi i 70 për qind të popullatës së botës”.

Agjencia AFP e ka pyetur zyrtarin e OBSH-së, Kluge nëse kjo përqindje mbetet ende një pikësynim i organizatës, mirëpo ai tha se situata ka ndryshuar për shkak të varianteve të reja, siç është Delta.

"Unë mendoj se kjo na çon në atë pikë ku qëllimi i vaksinimit është para së gjithash për të parandaluar sëmundje më serioze dhe vdekshmërinë", tha ai.

"Në duhet të përshtasim gradualisht strategjinë e vaksinimit nëse e marrin parasysh faktin se COVID-19 do të vazhdojë të ndryshojë dhe të mbetet me ne, ashtu siç është gripi", shtoi ai.

Pavarësisht faktit se vaksinat mbeten vendimtare për të kontrolluar pandeminë, epidemiologët tani thonë se nuk është shumë realiste që imuniteti i tufës të arrihet vetëm përmes procesit të imunizimit.

Shkalla e lartë e vaksinimit ndihmon shumë edhe në parandalimin e “mbingarkimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor”, tha Kluge.

Varianti Delta vlerësohet të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se varianti dominues i mëparshëm Alpha, dhe dy herë më ngjitës se virusi origjinal i koronavirusit i zbuluar në Vuhan të Kinës.

Sa më ngjitës të jetë virusi, aq më i lartë është kufiri për arritjen e imunitetit të tufës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG