Ndërlidhjet

OBSH-ja po monitoron një variant të ri të koronavirusit


Fjala "COVID -19" pasqyrohet në një pikë nga një gjilpërë.
Fjala "COVID -19" pasqyrohet në një pikë nga një gjilpërë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si "Mu", i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një "variant me interes", tha organizata.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e përcaktojn një “variant me interes” nëse të dhënat gjenetike të virusit ndikojnë në transmetimin, diagnostikimin, terapinë ose përgjigjen imunitare.

OBSH-ja tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë më ngjitës.

Numri i të infektuarve po rritet në mesin e personave të pavaksinuar dhe në rajonet ku masat kundër pandemisë janë lehtësuar.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës.

Por, disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e një virusi dhe ta bëjnë përhapjen e tij më të lehtë, pastaj të ndikojnë në ashpërsinë e sëmundjes që e shkakton dhe rezistencën e tij ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende.

Pesë variante tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen, sipas OBSH-së.

Ky variant u zbulua për herë të parë në Kolumbi, por është raportuar edhe në vende tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG