Vrasja e grave në Kosovë është kërkuar "të trajtohet si urgjencë kombëtare", gjatë një proteste të mbajtur të enjten (26 gusht), në Prishtinë. Protesta e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist është zhvilluar pas vrasjes së një 18-vjeçareje në Ferizaj, ditë më parë. Partneri i saj, D.K dhe i dyshuari tjetër A.S janë arrestuar nga policia si të dyshuar për këtë vrasje.
“Vrasja e grave të trajtohet me urgjencë”

1
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj M.O.

2
Vrasja e grave në Kosovë është kërkuar "të trajtohet si urgjencë kombëtare".

3
Deri në qershor të vitit 2021, sipas Policisë së Kosovës, u shënuan dy raste të vrasjes së grave, ndërsa në vitin 2020 ishin vrarë shtatë gra.

4
Sipas të dhënave vetëm deri në qershor të vitit 2021, u shënuan 1,132 raste të dhunës në familje, 1,063 viktima nga këto raste ishin gra.