Ndërlidhjet

Shtetasit amerikanë këshillohen të mos nisen drejt Aeroportit të Kabulit


Ushtarët amerikanë në Aeroportin e Kabulit. Gusht 2021.
Ushtarët amerikanë në Aeroportin e Kabulit. Gusht 2021.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka lëshuar alarm për siguri, duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin rrugën drejt Aeroportit të Kabulit.

Në faqen e kësaj Ambasade, është paralajmëruar për “kërcënim potencial jashtë portave” të Aeroportit.

“Jemi duke këshilluar shtetasit amerikanë që të shmangin udhëtimin në Aeroport dhe të shmangin portat e Aeroportit në këtë kohë, përveç nëse merrni udhëzime individuale nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë amerikane për të vepruar ndryshe”, është thënë në njoftim.

Ambasada ka thënë se secili shtetas amerikan në Afganistan, që nuk ka mbushur Kërkesën për Ndihmë rreth Riatdhesimit, “duhet ta bëjë këtë gjë sa më shpejt që është e mundur”.

“Mos e kontaktoni Ambasadën amerikane në Kabul për detaje apo përditësime rreth fluturimeve. Ky formular është mundësia e vetme për të treguar interesim rreth fluturimeve”.

Dëshmitarët kanë thënë se ende ka kaos në Aeroport, teksa një numër i madh i njerëzve tentojnë të largohen nga Afganistani.

Talibanët kanë thënë se nuk janë përgjegjës për situatën dhe kanë fajësuar fuqitë perëndimore që nuk kanë hartuar plan më të mirë evakuimi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka pranuar se evakuimi masiv nga Afganistani “nuk është proces pa rrezik të humbjes së jetëve”.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë shpëtuar 13,000 persona, “në disa prej evakuimeve më të vështira në histori”.

Mirëpo sugjerimi i presidentit, se evakuuesit amerikanë nuk janë duke u penguar nga talibanët, ka qenë në kundërshtim me deklaratat e zyrtarëve amerikanë për mbrojtje.

“Secili amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi, do ta kthejmë në shtëpi”, ka thënë Biden, i cili ka ndërprerë pushimin e tij për t’u deklaruar rreth krizës.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG