Në Afganistan ndodhen rreth 100 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë janë në pritje të evakuimit, pasi talibanët hynë në Kabul, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas një njoftimit me shkrim të kësaj ministrie, tani për tani të gjithë ata janë në vende të sigurta dhe bëhet fjalë kryesisht për shtetas të angazhuar nëpër kompani të huaja.
“Nga informacionet e fundit që kemi marrë, kompanitë që punësojnë punëtorë nuk përballen me ndonjë vështirësi dhe kanë rezervuar fluturimet e tyre për të evakuuar punëtorët e tyre dhe disa prej tyre tashmë janë transferuar në disa nga vendet fqinje dhe transferimi i tyre në vend nuk diskutohet”, thuhet në njoftimin e MPJ-së maqedonase.
Në 24 orët e fundit, disa qytetarë që kanë të afërm ose miq në Afganistan telefonuan Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe pyetën për situatën atje, por nuk kërkuan ndihmë për shpëtimin e tyre.
Ministria e Punëve të Jashtme thekson se situata po monitorohet nga afër dhe se disa vende tashmë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar sa i përket evakuimit për qytetarët maqedonas.
“Nga udhëzimi i djeshëm i rrjetit tonë diplomatik për kontakt me ministritë e jashtme përkatëse në vendet që mbulojnë, të dielën disa nga ambasadat dhe konsullatat tashmë janë kontaktuar dhe disa nga vendet mike, kanë shprehur gatishmërinë që fluturimet e mundshme të evakuimit të jenë në dispozicion edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Maqedonia e Veriut gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për strehuar afganët, veçanërisht grave dhe fëmijëve të udhëheqësve të shoqërisë civile, jeta e të cilëve është në rrezik për shkak të bashkëpunimit me shtetet perëndimore. Këtë gatishmëri të Maqedonisë së Veriut, por edhe të shteteve tjera, e ka bërë të ditur ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.
“Ne duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Shtetet e Bashkuara po punojnë për të evakuuar njerëzit në rrezik të veçantë nga talibanët, dhe unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për sigurimin e strehimit për aleatët tanë afganë, veçanërisht gratë dhe fëmijët e udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj se ky shembull do të ndiqet nga të tjerët," shkroi në Twitter, ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.