Ndërlidhjet

TikTok shpallet aplikacioni më i shkarkuar më 2020


Logoja e aplikacionit TikTok.
Logoja e aplikacionit TikTok.

TikTok është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020, sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza digjitale, App Annie.

Platforma kineze e shpërndarjes së video-materialeve, është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara.

Edhe në Kinë, kompania pronare e TikTokut, ByteDance, e mban primatin me aplikacionin për gjuhë, Douyin.

Popullariteti i TikTokut është zgjeruar edhe pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump pati tentuar ta ndalonte atë në SHBA.

Aplikacionet nën pronësi të Facebookut kanë mbajtur pozitat e para prej kur ka nisur të realizohet sondazhi më 2018, dhe ende dominojnë listën.

Kompania gjigante e Mark Zuckerbergut, Facebook, është renditur bashkë me platformat tjera, si WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger.

Vitin e kaluar, ish-presidenti Trump pati nënshkruar urdhër ekzkutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të TikTokut në SHBA.

Mirëpo presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka pezulluar urdhrin e paraardhësit të tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG