Zjarret në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna kanë lënë pas pjesë të mëdha të maleve të shkatërruar tërësisht. Ditën e premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri. Për shuarjen e zjarreve në këtë lokacion, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë. Disa foto të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.
Pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna

9
Një pjesë e malit vazhdon të digjet derisa zjarrfikësit po i përgjigjen një vatre të re zjarri

10
Drunj të djegur një ditë më parë

11
Ajo çka ka mbetur pas disa ditësh djegie.

12
Një zjarr ende aktiv gjatë ditës së premte.
Facebook Forum