Zjarret në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna kanë lënë pas pjesë të mëdha të maleve të shkatërruar tërësisht. Ditën e premte ka pasur vetëm disa vatra të vogla zjarri. Për shuarjen e zjarreve në këtë lokacion, përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe policë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtarë të misionit të NATO-s të cilët kanë hedhur ujë me helikopterë, si dhe banorë lokalë. Disa foto të marra nga droni në Shtupeq tregojnë për shkatërrimin që zjarret lanë pas.
Pasojat e zjarreve në Bjeshkët e Nemuna

1
Foto nga droni të malit të djegur në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna.

2
Foto nga droni të malit të djegur në Shtupeq të Bjeshkëve të Nemuna.

3
Pamje derisa mali vazhdon të digjet.

4
Pamje të malit të djegur derisa një zjarr i vogël vazhdon të djegë drunjtë e tjerë.
Facebook Forum