Ndërlidhjet

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit


Pamje nga një qendër testimi në Kinë.
Pamje nga një qendër testimi në Kinë.

Shpërthimin e koronavirusit, të zbuluar në qytetin kinez Nanjiang, që është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, media shtetërore kineze e ka konsideruar “infektimin më të madh pas Vuhanit”.

Gati 200 persona janë infektuar prej kur koronavirusi është identifikuar në një aeroport më 20 korrik.

Të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Nanjiangut do të pezullohen deri më 11 gusht, ka thënë agjencia Global Times, duke cituar një burim.

Zyrtarët po ashtu kanë nisur testimet masive, ndërkohë që janë kritikuar për “dështim”.

Të gjithë 9.3 milionë banorët e qytetit, përfshirë vizitorët, do të testohen, ka thënë agjencia e lajmeve kineze, Xinhua.

Zyrtarët besojnë se shpërthimi aktual është i lidhur me variantin tejet ngjitës të koronavirusit, Delta, i cili më pas është përhapur me lehtësi, për vetë faktin se është identifikuar në një aeroport me shumë qarkullim.

Testimet kanë treguar se koronavirusi tani është përhapur në të paktën 13 qytete.

Megjithatë, ekspertë të cituar nga Global Times, kanë thënë se besojnë që shpërthimi është ende në fazë të hershme dhe mund të kontrollohet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG