Ndërlidhjet

Paralajmërime për cunami në rajonin e Paqësorit


Shtëpizë në Alaskë.
Shtëpizë në Alaskë.

Tërmeti 8.2 shkallë të Rihterit, që ka dridhur gjirin e Gadishullit të Alaskës, ka nxitur paralajmërime për cunami në rajonin e Paqësorit.

Vëzhguesi Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara ka thënë më 29 korrik se tërmeti ka qenë me thellësi prej 35 kilometrave, rreth 800 kilometra larg Enkorexh, qytetit më të madh në Alaskë.

Dy tërmete tjera prej 6 shkallësh kanë pasuar më vonë.

Në Alaskë, Qendra Kombëtare për Cunami, ka lëshuar paralajmërime në disa pjesë të shtetit.

Agjencia për Motin në Japoni është duke hetur nëse ka mundësi që ndonjë cunami të godasë Japoninë, e cila aktualisht është nikoqire e Lojërave Olimpike të Tokios, ka thënë transmetuesi publik, NHK.

Autoritetet në Zelandë të Re, kanë thënë se janë duke vëzhguar për ndonjë rrezik potencial ndaj rajoneve bregdetare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG