Ndërlidhjet

Dodik: Republika Sërpska duhet të iniciojë shpërbërjen


Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, tha të premten se përfaqësuesi special i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko, nuk ka të drejtë të imponojë ndonjë ligj për ndalimin e mohimit të gjenocidit.

Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit - që i japin të drejtë të çojë përpara vendime - vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

“Republika Sërpska e hedh poshtë këtë vendim. Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid. Serbët nuk guxojnë ta pranojnë këtë vendim, kjo është një gozhdë e ngulur në arkivolin e Bosnje e Hercegovinës. Pas kësaj, Bosnje e Hercegovina nuk mund të funksionojë. Do të thërrasim një seancë të Asamblesë së Republika Sërpskës javën e ardhshme”, tha Dodik.

“Republika Sërpska duhet të fillojë procesin e shpërbërjes, nuk ka dialog në Bosnje”, tha ai.

Në vitin 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Për më shumë nga vendimi i Inzkos dhe reagimet mund të lexoni këtu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG