Ndërlidhjet

Jeff Bezos niset drejt Hapësirës


Pamje nga pajisja që është nisur të martën në Hapësirë.
Pamje nga pajisja që është nisur të martën në Hapësirë.

Miliarderi Jeff Bezos është nisur të martën drejt Hapësirës, duke realizuar fluturimin e parë me ekip në anijen raketë të kompanisë së tij, Blue Origin.

Ai është nisur nën shoqërinë e vëllait të tij, Mark Bezos, 83-vjeçares, Wally Funk dhe një studenti 18-vjeçar.

Ata janë duke udhëtuar në pajisjen me dritaret më të mëdha që është nisur ndonjëherë në Hapësirë, duke ofruar kështu pamje mahnitëse të Tokës.

Anija raketë e krijuar nga kompania e Bezosit, Blue Origin, është dizajnuar për të krijuar treg për turizëm në Hapësirë.

Pajisja është nisur të martën nga një zonë private në Teksas.

Para nisjes, Bezos ka thënë për kanalin televiziv CBS News se është shumë entuziast.

“Njerëzit më pyesin nëse jam nervoz. Në fakt nuk jam. Jam kurioz. Dua të shoh se çfarë mund të mësojmë”, ka thënë ai.

Bezos, shef i Amazonit - kompanisë së shitjeve online - është një nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG