Ndërlidhjet

OBSH i kërkon Kinës të bashkëpunojë më mirë në hetimin e origjinës së virusit


Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje Kinës që të jetë më bashkëpunuese në fazën e dytë të hetimeve të OBSH-së mbi origjinën e koronavirusit.

Tedros kërkoi më shumë qasje dhe transparencë.

Faza e parë e hetimeve të OBSH-së ka përfunduar në shkurt.

Atëbotë është konstatuar se nuk ka shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori në Vuhan të Kinës - ku është zbuluar për herë të parë - dhe se ai mund ta ketë origjinën nga lakuriqët.

Disa vende, përfshirë SHBA-në, dhe shkencëtarë nuk kanë qenë të kënaqur dhe kanë kërkuar hetime të tjera.

Duke folur të enjten në Gjenevë, Tedros tha se OBSH-ja ka nevojë për qasje në të dhënat e papërpunuara të pacientëve, përpara dhe pas fillimit të pandemisë.

Kina nuk i ka ndarë këto të dhëna me ekipin e OBSH-së gjatë hetimeve të para, tha Tedros.

“Ne i kërkojmë Kinës që të jetë transparente dhe e hapur, si dhe të bashkëpunojë”, tha ai, duke shtuar se “miliona njerëz që kanë vuajtur” duhet të dinë se çfarë ka ndodhur.

Drejtori i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, tha se Tedros do t’i njoftojë 194 vendet anëtare të OBSH-së të premten në lidhje me fazën e dytë të propozuar të hetimeve.

Koronavirusi në të gjithë botën ka prekur mbi 188 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG