Ndërlidhjet

Policët e Serbisë trajnohen në Rusi


Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin (djathtas) dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko. Beograd, 5 korrik, 2021.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin (djathtas) dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko. Beograd, 5 korrik, 2021.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, ranë dakord të hënën që të vazhdojnë trajnimin e policëve serbë në institucionet e arsimit të lartë rus.

Trajnimi do të përqendrohet në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të teknologjisë së lartë, trafikut të paligjshëm të drogës, si dhe në fushën e situatave emergjente, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Më parë, Vulin ka paralajmëruar edhe një stërvitje të përbashkët anti-terroriste të njësive speciale të Serbisë dhe Rusisë, që do të mbahet në vjeshtë.

Në muajin maj, Vulin ka vizituar bazën e Gardës Kombëtare të Federatës Ruse, të njohur si Rosgvardiya.

Atëbotë, ai ka thënë se Serbia “po realizon bashkëpunim të mirë me të gjitha shërbimet e sigurisë të Federatës Ruse”.

Rosgvardiya, sipas informacioneve në ueb-faqen e saj, është themeluar në prill të vitit 2016, me dekretin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Rosgvardiya është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit.

Serbia bashkëpunon me Rusinë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mban lidhje të ngushta me të, përkundër kërkesave të Bashkimit Evropian që Serbia - si vend kandidat për anëtarësim në BE - të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e bllokut.

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Serbia nuk u është bashkuar këtyre sanksioneve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG